Ish-kryeministri norvegjez, Thorbjorn Jagland është akuzuar për “korrupsion të rëndë” për lidhjet e tij me abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein, tha policia.
Akuza u ngrit pasi Këshilli i Evropës i hoqi imunitetin Jagland, të cilin ai e gëzonte për shkak të rolit të tij të mëparshëm diplomatik, raporton BBC.
“Ai mohon përgjegjësinë penale dhe është i gatshëm të bashkëpunojë”, ka thënë avokati i tij.
Emailet e publikuara nga qeveria amerikane dyshohet se tregojnë se Jagland planifikoi vizita individuale dhe familjare në shtëpitë e Epstein në Paris, New York dhe Palm Beach pasi miliarderi u dënua për krime seksuale me fëmijë.
Tre nga pronat e Jagland u kontrolluan nga njësia norvegjeze e krimit Okokrim dhe tani ai pritet të merret në pyetje.
Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në ...
Kosova e miraton pakon e 19-të të sanksioneve të BE-së kundë...
Rama publikon pamje nga tryeza në Atlantic Council: Shqipëri...
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...