Një diplomat francez, i dyshuar për transferimin e dokumenteve të Kombeve të Bashkuara tek financieri amerikan i dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, ka bërë të itur avokatja e tij.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ka deklaruar këtë javë se kishte njoftuar prokurorët dhe kishte nisur procedura disiplinore ndaj Aidan, duke i cilësuar akuzat si “jashtëzakonisht serioze”.
Fabrice Aidan, një diplomat karriere i nivelit të mesëm që iu bashkua ministrisë së Jashtme franceze në vitin 2000, përmendet në mbi 200 dokumente të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me Epstein.
Aidan, i cili punoi në OKB nga korriku 2006 deri në prill 2013, ndërsa ishte i deleguar nga qeveria franceze, “i hedh poshtë të gjitha akuzat”, ka thënë avokatja e tij Jade Dousselin në një deklaratë të dërguar për Reuters të enjten.
Klienti i saj është i gatshëm t’u përgjigjet çdo pyetjeje nga drejtësia franceze, ka shtuar ajo.
Emaile të shqyrtuara nga Reuters, të cilat Aidan i dërgoi nga llogaria e tij personale dhe ajo zyrtare e OKB-së, tregojnë transferimin e raporteve informuese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dokumenteve të tjera konfidenciale tek Epstein midis viteve 2010 dhe 2016.
Faqja franceze investigative Mediapart ka raportuar gjithashtu të mërkurën se FBI-ja e kishte sinjalizuar Aidan në vitin 2013 për dyshime se kishte vizituar faqe interneti me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve.
Aidan ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në OKB po atë vit, ka thënë për Reuters zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric. Dujarric ka thënë se është nisur një proces disiplinor ndaj Aidan bazuar në informacionin e ndarë nga një shtet anëtar.
Gerard Araud, i cili shërbeu si ambasador i Francës në Shtetet e Bashkuara nga viti 2014 deri në 2019, ka thënë në platformën X se ai e kishte kthyer Aidan në Francë dhe se autoritetet amerikane nuk kishin kërkuar ta ndiqnin penalisht atë.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...