Gjykata Themelore në Gjakovë, në seancën dëgjimore të mbajtur mbrëmë, ka nxjerrë vendimin, duke refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave nga Komuna e Rahovecit, për shkak të dyshimit të bazuar se, veç e veç, kanë kryer veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit.
Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, me autorizime të marra nga KQZ-ja, në Qendrën Komunale të Numërimit në Rahovec, me veprime të kundërligjshme kanë ndërhyrë në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe ndaj tyre ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor.
Me këtë vendim, të pandehurit do të paraqiten në stacion policor për një periudhë prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga 11 shkurti 2026 deri më 11 mars 2026.
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...