Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë dhe të Fondacionit “Qendra e Evropës Juglindore për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive” (SECID), me fokus forcimin e kapaciteteve në mbikëqyrjen e gripit dhe viruseve të tjera respiratore.
Sipas njoftimit nga IKSHPK, Delegacioni nga Shqipëria u prit nga drejtoresha ekzekutive e IKSHPK-së, Ardita Baraku, së bashku me ekipin e ekspertëve të shëndetit publik.
Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë të fushës së epidemiologjisë, vaksinimit dhe sëmundjeve ngjitëse nga të dy vendet.
“Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale sa i përket gripit dhe viruseve të tjerë respiratorë në dy vendet, strategjitë dhe planet për mbikëqyrjes si dhe zbatimin projekteve EPI & Lab (Programi i Zgjeruar i Imunizimit dhe mbikëqyrja laboratorike) dhe ndikimin e tyre në kuadër të Projektit të Mbikëqyrjes së Influencës 2025–2026. Po ashtu, u trajtua pjesëmarrja në rrjetin WHO- SARI, zhvillimi i “R script” për të dhënat SARI dhe database WHO EURO, zbatimi i PIVI (partneriteti për hyrjen-implementimin e vaksinës së gripit), kapacitetet e NITAG-ut (Grupit Kombëtar Këshillëdhënës Teknik për Imunizim), mbulimi me vaksina, aktivitetet aktuale dhe nevojat për përmirësim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të vizitës, delegacioni nga Shqipëria vizitoi laboratorët e Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK, duke u njohur nga afër me infrastrukturën dhe proceset e punës.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal, me synim rritjen e gatishmërisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve të shëndetit publik, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Tutje IKSHPK ka theksuar se mbetet i përkushtuar në forcimin e sistemeve të mbikëqyrjes së sëmundjeve ngjitëse dhe rritjen e gatishmërisë për reagim ndaj kërcënimeve të shëndetit publik.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër