Mësimdhënësi që u përfshi në një rast të dhunës në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë është liruar nga organet e drejtësisë, ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Gashi tha se ndaj mësimdhënësit është propozuar një masë alternative, lajmërim në stacion policor, ndërsa rasti tashmë po trajtohet nga prokuroria.
Sipas pamjeve që qarkulluan në media dhe informacionit të siguruar nga institucioni, mësimdhënësi është përfshirë në një incident dhune brenda ambientit të shkollës, ku është parë duke ushtruar forcë ndaj një nxënësi. Ngjarja ka ndodhur brenda orarit të mësimit, në ambientet e shkollës “Pavarësia” në Prishtinë, dhe është filmuar nga njëri nga nxënësit, ndërsa video më pas është shpërndarë në rrjete sociale.
Kryeprokurori Gashi shtoi se prokuroria nuk ka hapur procedura ndaj nxënësit që shihet në video.
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...