Reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës në Shqipëri. Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar nivelin e lartë të prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë disa zona urbane.
Më problematike kanë qenë blloqet e banimit “11 Janari” dhe zona “11.2 hektarë” në lagjen “Besëlidhja”, ku prania e ujit në rrugë ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Ndërkohë për shkak të nivelit të lartë të ujit, Policia Bashkiake ka bllokuar qarkullimin në disa akse rrugore, duke orientuar mjetet drejt rrugëve alternative, me qëllim garantimin e sigurisë.
Në ngadalësimin e evakuimit të ujërave ka ndikuar edhe punimet qe po realizohen në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, projekt, i nisur prej disa muajsh, i cili synon zgjidhjen përfundimtare të problematikës së përmbytjeve në qytetin e Lezhës.
Nga moti i keq në Lezhë janë krijuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike, si në qytet, ashtu edhe në fshatra. Ndërsa grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.
Një ditë pas lirimit me kusht nga Haga, Haradinaj viziton Fa...
“Mashtroi ndërkombëtaret?” – Avokatja: Si është e mundur Tha...
Ministri serb e quan provokim aleancën ushtarake Kosovë-Kroa...
Mbahet takimi trepalësh Shqipëri-Kosovë-Kroaci, FSK: U konfi...
Një mungesë e madhe për Barcelonën ndaj Atletico Madridit
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...