Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke mbrojtur pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haziri ka theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë arritur përmes një kombinimi të rezistencës paqësore dhe kryengritjes së armatosur, të cilën ai e cilëson si “mjetin e fundit të politikës”.
Ai ka shtuar se kjo kryengritje ishte kulmimi i përpjekjeve për mbrojtjen e familjes dhe pronës, ndërsa ka kujtuar se krimet dhe gjenocidi i Serbisë ndaj popullit shqiptar mbeten plagë të hapura.

Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...