Kupa e Kosovës është në fazën e nxehtë, ku këtë të mërkurë do të zhvillohet dy gjysmëfinalet e kthimit.
Trepça, Bora, Sigal Prishtina dhe Bashkimi, janë në kërkim të dy biletave për finalen e madhe e cila zhvillohet me 18 shkurt, shkruan Arbresh.info.
Mitrovicasit kanë avantazh të thellë prej 23 pikësh, dhe janë shumë afër për të prerë biletën për finale.
Ndeshja e kthimit mes Borës dhe kampiones në fuqi të kupës luhet nesër me fillim nga ora 17:00.
Ndërkohë, pas kësaj sfide saktësisht në orën 20:00 në vendin e njëjtë pra palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, Sigali e pret Bashkimin në ndeshjen e kthimit.
Prizrenasit kanë epërsi nga ndeshja e parë prej 16 pikësh, dhe janë afër të arrijnë në finalen e dytë radhazi të kupës.
Kujtojmë se edicionin e kaluar finalja e kupës ishte Trepça – Bashkimi, ku triumfuan mitrovciasit./Arbresh.info
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...