Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Grupit Punues për Implementimin e Strategjisë dhe Udhërrëfyesit Rajonal për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë, i cili u hap nga Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional për zbatimin e Strategjisë së AVLE-ve, Blerim Gashani.
Takimi kishte për qëllim vlerësimin e zbatimit të Strategjisë, ku u diskutua për realizimin e objektivave strategjike dhe aktiviteteve të planifikuara.
Gjatë këtij takimi u vlerësua se një numër i konsiderueshëm i aktiviteteve janë realizuar në përputhje me masat e përcaktuara, ndërsa u diskutua edhe për format e adresimit të aktiviteteve që ende nuk janë realizuar në kuadër të kësaj strategjie.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua fushatës vetëdijesuese, për të cilat u theksua se ka dhënë rezultate shumë efektive, duke shënuar rritje të numrit të qytetarëve që kanë raportuar rastet e të shtënave me armë.
Po ashtu, u diskutuan sfidat e mbetura dhe nevoja për përmirësim të mëtejmë të zbatimit të aktiviteteve, me qëllim avancimin e Planit të Veprimit dhe arritjen e objektivave strategjike të Strategjisë për AVLE.
Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe kontribuues në forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe në zbatimin më efektiv të Strategjisë AVLE./Arbresh.info
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...