Policia e Kosovës njofton se me datën 06.02.2026, rreth orës 19:30, në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, te një pompë e derivateve, është raportuar një rast i dyshuar i përdorimit të kartëmonedhës së falsifikuar në vlerë prej 20 euro.
Patrulla policore ka identifikuar tre të dyshuar: Sh. V. (27 vjeç) shtetas i Kosovës dhe dy shtetas palestinezë, N. Z. (30 vjeç) dhe M. O. (28 vjeç).
“Gjatë kontrollit janë sekuestruar një sasi e vogël substance të dyshuar narkotike, dy mulli dhe kartëmonedha e dyshuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë iniciuar rastet “Falsifikim i parasë” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”. Dy shtetasit e huaj janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Sh. V. është liruar pas intervistimit”, thuhet në njoftim.
Kurse me datën 07.02.2026, gjatë hetimeve, është identifikuar banesa me qira e të dyshuarve në Ferizaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente identifikimi të shteteve të tjera.
Po ashtu, është konstatuar se M. O, kishte urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa ishte shoqëruar nga e mitura kosovare A. T. (17 vjeçe).
“Gjatë kontrollit në banesën e saj në Kaçanik janë gjetur 39 kartëmonedha prej 50 dollarësh amerikanë të dyshuara si të falsifikuara, një sasi e vogël e narkotikëve dhe dokumente të huaja. Substanca narkotike i përkiste E. D. (19 vjeçe). Të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me Njësitin e Hetimeve të Kufirit dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj. E mitura është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit, ndërsa ajo dhe E. D. janë liruar për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Hetimet janë duke vazhduar deri në kompletimin e rastit./Arbresh.info
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...