Kupa e Kosovës rikthehet sot me dy përballjet e para gjysmëfinale të këtij eventi.
Bashkimi është nikoqir i Sigal Prishtinës në “Sezai Surroin” e zjarrtë, ndërsa gjymsëfinalja tjetër zhvillohet në Mitrovicë, ku përballen Trepça me Borën, shkruan Arbresh.info.
Bashkimi për të arritur në gjysmëfinale mposhti Pejën, derisa Sigal Prishtina triumfoi ndaj Vëllaznimit.
Ndërkohë, Trepça u rikthye fuqishëm ndaj Yllit për të arritur në këtë fazë, teksa Bora eliminoi Rahovecin.
Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 18:45.
Kujtojmë se fitues i Kupës së Kosovës në fuqi është Trepça./Arbresh.info
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...