Komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR), Gjeneral Major Ozkan Ulutas, zhvilloi takimin e tij të parë zyrtar me Veprore Shehu, Drejtoreshë Ekzekutive e Medica Kosova, një organizatë joqeveritare që punon për përmirësimin e gjendjes mendore dhe fizike të grave dhe vajzave të prekura nga trauma të lidhura me luftën, dhunë seksuale dhe pas-luftës.
Takimi shënon një hap të rëndësishëm në integrimin e perspektivës gjinore në operacionet e KFOR-it, duke rritur ndërgjegjësimin dhe njohur ndikimin ndërbreznor të Dhunës Seksuale të Lidhur me Konfliktin. Diskutimet u fokusuan në qasje etike, gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj traumës për të parandaluar ri-traumatizimin dhe viktimizimin e grave të mbijetuar, thuhet në njoftimine zyrës për iformim të KFOR-it.
Gjeneral Major Ulutas riafirmoi se, sipas mandatit të KFOR-it për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, bashkëpunimi i vazhdueshëm me shoqërinë civile dhe aktorët ndërkombëtarë është thelbësor. Ai vlerësoi punën e Medica Kosova në ofrimin e këshillimit psikologjik, shërbimeve mjekësore dhe ligjore, si dhe programeve për të ardhura për gratë dhe vajzat e traumatizuara, pa dallim etnie apo feje.
“KFOR vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt, duke njohur nevojën për adresimin e efekteve afatgjata të traumës së luftës,” tha Komandanti i KFOR-it. Takimi nënvizoi rëndësinë e dëgjimit të zërave të mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Lidhur me Konfliktin për të krijuar paqe pozitive dhe të qëndrueshme./Arbresh.info
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...