Policia Kombëtare e Spanjës ka identifikuar spektatorin që hodhi një lëkurë banane në drejtim të Vinicius Junior gjatë ndeshjes së 14 janarit mes Real Madridit dhe Albacetes në stadiumin “Carlos Belmonte” (3-2), e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Mbretit.
Personi në fjalë është propozuar për sanksion administrativ, pasi veprimi i tij konsiderohet “një shenjë e qartë racizmi ndaj sportistit”, në bazë të Ligjit 19/2007 kundër dhunës, racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës në sport.
Ky akt i papranueshëm ndodhi gjatë festës së ndeshjes, në të cilën Reali u eliminua në fund nga Albacete.
Sipas policisë, falë mjeteve teknike dhe planit të sigurisë të vendosur për këtë ndeshje, autori i veprimit është identifikuar qartë.
Sipas legjislacionit në fuqi, ai mund të përballet me gjoba që variojnë nga 150 deri në 650 mijë euro, në varësi të rëndësisë së shkeljes.
Ky nuk është rasti i parë që ndodh në Spanjë këto vitet e fundit, pasi Vinicius Junior dhe disa lojtar të tjerë kanë qenë cak i sulmeve raciste.
Madje Vini u përball me një situatë të tillë edhe vitin e kaluar ndaj Valencias në “Mestalla”./Arbresh.info
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...