Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve drejt pikave të kalimit kufitar është përgjithësisht e mirë dhe e kalueshme.
Sipas të dhënave të fundit, në shumicën e magjistraleve nuk ka prezencë të borës, akullit, mjegullës apo rrëshqitjeve të dheut. Rrugët në drejtimet Mitrovicë–Bërnjak, Gjakovë–Qafë Morinë, Gjakovë–Qafë Prushit, Gjilan–Dheu i Bardhë, Kaçanik–Hani i Elezit, Podujevë–Merdarë dhe Prizren–Vërmicë janë të kalueshme pa pengesa.
Megjithatë, në disa segmente është raportuar prani e borës dhe akullit.
Rruga Pejë–Kullë ka borë dhe mjegull, ndërsa në aksin Prishtinë–Mutivodë është shënuar prani e borës dhe akullit, çka kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve.
Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar, pasi kushtet atmosferike dhe reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore.
Trafiku është bërë i vështirë për shkak të borës, ngricave dhe dukshmërisë së reduktuar në disa segmente, veçanërisht në rrugët nacionale e rajonale.

Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...