Kroacia nuk do të bashkohet me Bordin e Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, pa dhënë një arsye për vendimin.
“Pas një analize të kujdesshme, qëndrimi i qeverisë është se në këtë fazë Kroacia nuk do të bashkohet me Bordin e Paqes për arsye të shumta”, u tha Plenkoviç gazetarëve.
Ai shtoi se nuk do të specifikonte arsyet. Qeveria kroate kishte treguar më parë se vendi ishte ftuar të bashkohej me strukturën e kryesuar nga Donald Trump.
Plenkoviç kishte deklaruar se Kroacia, një anëtare e Bashkimit Evropian, po priste që BE të harmonizonte qëndrimin e saj për këtë çështje.
I prezantuar javën e kaluar nga Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos Bordi i Paqes fillimisht ishte pjesë e planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në territorin palestinez të Rripit të Gazës.
Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje po...
Luis Enrique me besim te skuadra e tij: Nuk ka favorit më të...
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes jep 345 milionë l...
Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e...
Avokatët e Naim Murselit kërkojnë rikonstruktim të vendit të...
Shefi i Repartit të IVF-së në QKUK: Infertiliteti te meshkuj...