Në ueb-faqen zyrtare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) janë publikuar listat e barnave dhe materialit medicinal që aktualisht gjenden në Barnatoren Qendrore të QKUK-së/ShSKUK-së, si dhe në klinikat përkatëse të QKUK-së.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të ShSKUK-së në Facebook, bëhet e ditur se “lista e stokut farmaceutik përditësohet fillimisht në baza mujore, ndërsa ShSKUK është duke punuar që, sapo të krijohen kushtet teknike, ky përditësim të realizohet në baza javore, me qëllim të rritjes së transparencës dhe ofrimit të informimit të saktë për publikun”.
Të gjitha detajet lidhur me listat e barnave dhe materialit medicinal mund të gjenden në linkun e publikuar më poshtë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë