Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës ka arrestuar një inspektor të Inspektoratit të Punës të mërkurën.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi” se i arrestuari G.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”.
Arrestimi i tij është bërë pas zhvillimit të masës së fshehtë, asaj të simulimit, duke u zënë në flagrancë.
Inspektori dyshohet se paratë i ka pranuar nga biznesi për ta amnistuar për shkak se nga inspektimi i të njëjtit ka rezultuar se disa punëtorë nuk i kishte deklaruar.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...