Në Beograd mijëra vetë protestuan kundër neglizhencës së qeverisë në sektorin e arsimit në shkolla dhe universitete.
Demonstruesit dëgjuan fjalime të drejtuesve të shkollave dhe universiteteve, që nxorën në pah lënien pas dore të sistemit arsimor dhe represionin ndaj kritikëve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sikurse ka vëzhguar një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve dpa. Lëvizja studentore kishte bërë thirrje për protestën që u zhvillua nën moton „dija është fuqi”.
Manifestimi i protestës ishte pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash në Serbi, që morën shkas nga shembja e tendës përpara stacionit qendror të trenit në Novi Sad në nëntor 2024.
Prej kësaj fatkeqësie gjetën vdekjen 16 vetë dhe studentët nxitën protestat duke bërë përgjegjëse qeverinë e Vuçiqit për neglizhencë dhe korrupsion, raporton dw.
Qeveria reagoi ndaj bllokimit të universitetit, bllokimit të rrugëve dhe demonstratave masive edhe duke përdorur dhunën, arrestimet arbitrarisht dhe shkarkimet nga puna të pedagogëve që simpatizonin protestuesit.
Ispred hrama Svetog Save na Vračaru 16 minuta tišine za žrtve koje je ubila državna korupcija.
Protest studenata “Znanje je moć” na Savindan 27. 1. 2026.#protest #beograd#studentiublokadi pic.twitter.com/MRw20lHFWy— Dragana Rakić (@draganarakich) January 27, 2026
“Asnjë qeveri e mëparshme nuk ka reguar me kaq dhunë dhe dashakeqësi ndaj botës akademike, vetëm sepse ajo nuk do të vazhdojë të heshtë më”, tha rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiq, në fjalën e tij gjatë protestës të martën në mbrëmje (27.01.2026).
Vladimir Ristiq, drejtor i një shkolle fillore në Pançevo pranë Beogradit, theksoi se “arsimi duhet t’i aftësojë njerëzit, të mendojnë, të krijojnë gjykimin e vet dhe të marrin pjesë në shoqëri, e jo të heshtin”.
Ai tha, se jam këtu sot “si një njeri, që refuzon të tradhtojë të ardhmen”, shtoi ai.
Studentet dhe studentët për një vit rresht mbajtën të bllokuar pothuajse të gjitha universitetet në Serbi.
Në nëntor ata i dhanë fund bllokadës. Ndërkohë ata janë përqendruar tek lufta politike për të imponuar zgjedhjet e reja të parakohshme.
Sipas sondazheve kampi i Vuçiqit mund t’i humbasë këto zgjedhje. Demonstratat e tyre në rrugë studentët duan të mos i konsiderojnë më si protestë e thjeshtë, por si tubime qytetare, ku duan të trajtohen tema konkrete – si arsimi. /Telegrafi/
Kolona je stigla na Slaviju. Okupljeni uzvikuju “gotov je”. Kraj kolone je, kako javlja naš reporter, kod Pionirskog parka. pic.twitter.com/H2lubgMOnA
— Mašina (@MasinaRS) January 27, 2026
Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që ...
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Gjini pret përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, mbështet marshin...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...