Kina synon të mbështesë rendin global të bazuar në Kombet e Bashkuara në një botë që sot “përballet me rreziqe dhe sfida të shumta” ndaj të cilave bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë së bashku për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping gjatë takimit me kryeministrin finlandez Petteri Orpo.
“Duhet të marrin drejtimin në promovimin e barazisë, sundimit të ligjit, bashkëpunimit dhe integritetit”, dhe të mbështesin multipolaritetin dhe një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës dhe fitimprurës për të dyja palët”, shtoi Xi.
Kina dhe Evropa janë partnerë, jo rivalë. Bashkëpunimi midis dy palëve është më i madh se konkurrenca, dhe konsensusi është më i madh se dallimet’’, shtoi Xi.
Komentet e Xi në mbështetje të OKB-së erdhën vetëm disa ditë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump nisi Këshillin e Paqes, i cili ngriti shqetësime se manjati po synonte të krijonte një rival për OKB-në.
Pekini u ftua të bashkohej me grupin e ri të Trump, por nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, dhe Xi që atëherë ka theksuar rëndësinë e një rendi ndërkombëtar të përqendruar në OKB./atsh
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...