Llapi ka njoftuar se futbollisti Haris Ibrisaagić do të jetë lojtari më i ri i tyre.
Këtë e bën të ditur përmes një komunikate në sajtin e tyre zyrtar, shkruan Arbresh.info.
Ai ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur për tri vite e gjysmë.
Ibrisaagic luan në pozitën e mbrojtësit. Futbollisti është produkt i klubeve të formimit Željezničar Sarajevo dhe FK Sarajevo, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e FC Cosmoc dhe FC Bishkek City, klub ky i fundit nga i cili transferohet te KF Llapi.
20-vjeçari tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Turqi dhe po stërvitet prej disa ditësh me skuadrën./Arbresh.info
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...