I pari i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës (RFEF), Rafael Louzán konfirmoi gjatë gala-s së Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Madridit se finalja e Botërorit 2030 do të mbahet në Spanjë, edhe pse nuk e sqaroi se në cilin stadium.
“Spanja do të udhëheq Botërorin dhe këtu do të zhvillohet finalja”, tha presidenti i RFEF, i cili mori një nga çmimet që dha APDM në gala-n e dhjetë.
Derisa më parë Louzán gjithmonë kishte shfaqur besimin se finalja do të zhvillohej në Spanjë, kurrë nuk e kishte garantuar.
Maroku gjithashtu aspiron të organizojë ndeshjen përfundimtare, por sipas fjalëve të Louzán, do të jetë Spanja që do ta presë atë.
Presidenti i Federatës po ashtu deklaroi para gala-s, përpara mediave, se finalja e Kupës së Mbretit pritet të mbahet gjatë fundjavës së 18 dhe 19 prillit.
Louzán pranoi se nëse Betisi arrin deri në fazat e fundit të Europa League dhe në finalen e Kupës së Mbretit, mund të lindë një problem sepse duhet të luajë të enjten përpara ndeshjes evropiane, por siguroi se tashmë po diskutojnë me organet përkatëse, përfshirë UEFA-n.
Ai gjithashtu siguroi se kalendari i ligës mund të pësojë ndryshime./Arbresh.info
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime