FC Basel ka bërë të ditur se legjenda zvicerane, Stephan Lichtsteiner, do të udhëheqë ekipin e parë si trajner kryesor deri në verën e vitit 2029.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook dhe sajtin e tyre zyrtar, shkruan Arbresh.info.
Ai do të ketë përkrah Pascal Bader si trajner ndihmës.
42-vjeçari ka një karrierë të pasur si lojtar, duke fituar 7 tituj kampionati dhe 5 kupa me Juventusin, si dhe duke luajtur mbi 100 ndeshje për kombëtaren e Zvicrës, ku ishte edhe kapiten dhe “Futbollisti i Vitit” në 2015.
Pas mbylljes së karrierës së tij aktive në 2020, Lichtsteiner ka punuar si trajner i të rinjve në FC Basel dhe skuadrat kombëtare të Zvicrës, para se të marrë drejtimin e FC Wettswil-Bonstetten në vitin 2024.
Prezantimi zyrtar për mediat do të mbahet të martën në orën 11:00 në Media Center St. Jakob-Park./Arbresh.info
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...
Deliu-Kodra: PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e sa...