FC Vjosa ka bërë një goditje në merkaton dimërore duke transferuar mbrojtësin me shumë përvojë, Labinot Ibrahimin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga komuna e Shtimes përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“KF Vjosa vazhdon të forcohet! Qendërmbrojtësi me përvojë të gjatë në futbollin e Kosovës dhe më gjerë, Labinot Ibrahimi, i bashkohet skuadrës sonë.”
“Labi njihet si futbollist me karakter të fortë, disiplinë të lartë dhe mentalitet fitues. Me eksperiencën e tij, qetësinë në lojë, leximin e shkëlqyer të aksioneve dhe shpirtin luftarak, ai pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme e repartit defensivë dhe një armë kyçe në realizimin e objektivave tona.”
“Ky përforcim është dëshmi e qartë e ambicies së KF Vjosës për të ndërtuar një skuadër stabile, konkurruese dhe pretendente”, thuhet në njoftim.
Ibrahimi së fundmi ka kaluar një aventurë gjashtë mujore tek Trepça./Arbresh.info
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...