Cole Palmer do të ishte i hapur për një transferim sensacional te Manchester United.
“Sun Sport” zbulon se ylli i Chelseat, Palmer, është i pakënaqur në Londër dy vjet e gjysmë pas transferimit të tij nga Manchester City.
Dhe Palmer, i lindur në Manchester, do ta mirëpriste çdo interes nga klubi i fëmijërisë së tij, United.
Burime pranë lojtarit thonë se Palmer nuk do ta konsideronte një rikthim te City, ku Pep Guardiola është ende trajner, raporton “The Sun”.
City e shiti Palmerin te Chelsea për 42.5 milionë paund në shtator të vitit 2023 dhe ai firmosi sezonin e kaluar një kontratë të përmirësuar deri në vitin 2033.
Megjithatë, Palmer i mungon vendlindja e tij Wythenshawe dhe kthehet shpesh për të takuar familjen dhe miqtë.
23-vjeçari ka qenë titullar vetëm në 11 ndeshje këtë sezon për shkak të një dëmtimi problematik në ijë dhe nuk ishte pjesë e skuadrës së Chelseat në fitoren 3-1 ndaj Crystal Palace të dielën.
Drejtori sportiv i Manchester United, Jason Wilcox, ishte përgjegjësi i akademisë te City në kohën kur Palmer po afirmohej.
Wilcox kishte shprehur besimin se një nga të diplomuarit e akademisë së Cityt mund të fitonte një ditë Topin e Artë.
United tentoi verën e kaluar të transferonte ish-sulmuesin e Cityt, Liam Delap, por ai zgjodhi t’i bashkohej Chelseat.
Wilcox dhe drejtori ekzekutiv Omar Berrada, më parë shef operativ te City, do të mbikëqyrin sërish rekrutimet te United këtë verë.
Palmer është një organizator loje me këmbën e majtë dhe United tashmë kanë disa lojtarë të rolit “numër 10”, përfshirë dy me këmbë të majtë si Amad dhe Bryan Mbeumo. Mbeumo dhe Matheus Cunha u afruan gjatë verës.
Megjithatë, ka paqartësi rreth të ardhmes afatgjatë të kapitenit Bruno Fernandes, i cili ka lënë të kuptohet se mund të largohet pas Kupës së Botës.
Fernandes ka kontratë me United deri vitin e ardhshëm dhe klubi ka opsionin për një vit shtesë.
Por ai ka gjithashtu një marrëveshje me United që i lejon të transferohet te një klub jashtë Anglisë për 57 milionë paund gjatë verës.
Edhe pse planet e merkatos së United janë tashmë të avancuara, klubi është në proces të identifikimit të trajnerit të ardhshëm të përhershëm.
Michael Carrick, i cili orkestroi fitore të shkëlqyera radhazi ndaj Cityt dhe Arsenalit, ka kontratë deri në fund të sezonit dhe konfirmoi javën e kaluar se do të ketë ndikim në përzgjedhjen e objektivave për mesfushën.
Që nga momenti kur Sir Jim Ratcliffe u bë bashkëpronar i United dy vite më parë, klubi ka punësuar disa ish-zyrtarë të lartë të Cityt.
Përveç Wilcox dhe Berrada, drejtori i performancës Sam Erith dhe zyrtarët e komunikimit Toby Craig dhe Cat Smith kanë punuar më parë te Manchester City.
“S’dua ta lëshoj bombën” – Çfarë po paralajmëron Ludo për Lo...
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...