Mesfushori Rion Zejnullahu i është bashkuar skuadrës rumune CFR Cluj nga klubi futbollistik Llapi.
Zejnullahu kaloi një periudhë të shkurtër te skuadra kosovare, ndërsa tani i është bashkuar Clujit – aty ku kishte luajtur edhe në të kaluarën.
Cluji përmes një komunikate zyrtare e ka prezantuar mesfushorin, i cili do të bëhet bashkëlojtar me Meriton Korenicën.
“Mirë se rikthehesh Rion Zejnullahu. 22-vjeçari rikthehet në Gruia pas një periudhë te klubi i Kosovës, Llapi”.
“I urojmë më të mirat dhe shumë arritje së bashku te Cluji”, njofton klubi rumun.
Cluji përndryshe këtë edicion po luftojë që të ngjitët në pjesën e epërme të tabelës, ku aktualisht zë pozitën e nëntë me 32 pikë, katër më pak se Otelul që ka vendin e gjashtë.
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur