Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.
Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit./Arbresh.info
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur