Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku babai ka goditur me thikë vajzën.
TCH raporton se gjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar. Vajza 24-vjeçare Xh.Ndoi e cila ka mbetur e plagosur është dërguar në spital, teksa nuk dihet gjendja e saj.
Mësohet se babai, 56-vjeçari Mikel Ndoi ka shkuar në një agjenci imobiliare ku punon e bija dhe e ka goditur me thikë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai ka goditur edhe një person tjetër, punonjës në të njëjtën agjenci.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. 56-vjeçari ndodhet ende në arrati.
“Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit“-njofton policia.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...