
Screenshot
Karateistja kosovare, Vlera Qerimi përfundoi e pesta në Premier League në Stamboll.
Qerimi dominoi fazën e grupeve duke u renditur në vendin e parë, ndërsa në çerekfinale shkëlqeu me fitore bindëse 8:0, duke treguar se është ndër emrat më të fortë të karatesë ndërkombëtare.
Në gjysmëfinale, ajo u përball me sportisten egjiptiane Handy Handir, ku pas një dueli dramatik u ndal ngushtë me rezultat 3:2.
Vlera u ndal nga Aleksandra Meshkova nga Rusia me rezultat 2:0 në ndeshjen për medalje të bronztë.
Kjo është arritja më e madhe individuale në karrierën e Vlera Qerimit, një dëshmi e punës, sakrificës dhe përkushtimit të saj ndër vite.
Edhe karateistja tjetër kosovare, Fortesa, pati paraqitje dinjitoze, por nuk arriti të kalojë fazën e grupeve.
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën