Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhet këtu: Gabimin e bëjmë sapo kthehemi nga dyqani

22:14 | 24 Janar 2026
Q L

Ekspertët shpjegojnë pse dera e frigoriferit nuk është vendi i duhur për qumështin dhe cili është pozicioni ideal për ta ruajtur më gjatë të freskët

Çdo familje ka mënyrën e vet të sistemimit të blerjeve javore në frigorifer, ku secila raft apo hapësirë u dedikohet ushqimeve të caktuara. Ndërsa shumica e produkteve përfundojnë në raftet e brendshme, shishet e qumështit zakonisht vendosen në derën e frigoriferit.

Shumica e frigoriferëve kanë hapësirë praktike në derë, e cila ndihmon që shishet e mëdha të mos zënë vend në raftet kryesore. Kjo duket zgjidhje e përshtatshme, por nuk është vendi ideal për ruajtjen e qumështit. Sipas ekspertëve të ushqimit, mbajtja e qumështit në derë mund t’ia shkurtojë afatin e freskisë.

Ku duhet të ruhet qumështi?
Sipas specialistëve, qumështi qëndron i freskët deri në tri ditë më gjatë nëse ruhet në pjesën e pasme të frigoriferit, dhe jo në derë. Arsyeja është e thjeshtë: në pjesën e pasme mbizotëron temperatura më e ulët dhe më e qëndrueshme, çka ngadalëson shumimin e baktereve që shkaktojnë prishjen e qumështit.

Në të kundërt, dera e frigoriferit është pjesa ku temperatura luhatet më shumë, pasi hapet dhe mbyllet shpesh gjatë ditës. Sa herë që hapni frigoriferin, qumështi i vendosur në derë ekspozohet ndaj ajrit më të ngrohtë dhe ndryshimeve të shpeshta të temperaturës, gjë që e bën të prishet më shpejt.

Shpërndaje në rrjete sociale