Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përshkruar përmes një postimi në faqen e ambasadës gjermane përvojën e tij gjatë 100 ditëve të para në vend.
Ambasadori Rudolph ka theksuar se një nga përshtypjet më të forta të tij nga ditët e para në Prishtinë ka qenë “ngrohtësia e jashtëzakonshme e mikpritjes” që ka ndjerë kudo që ka shkuar.
“Që nga dita e parë, jam takuar me mirësi, hapje dhe buzëqeshje të sinqerta”, ka shkruar ambasadori. Ai ka shtuar se përvoja e tij ka filluar në kryeqytet, por kureshtja e ka çuar shpejt përtej Prishtinës.
Gjatë kësaj kohe, ai ka vizituar malet afër Brodit, qytetin e vjetër të Prizrenit, manastirin e bukur të Deçanit dhe ka udhëtuar edhe në veri të vendit. Në të gjitha këto udhëtime, përvoja ka qenë e njëjtë: njerëz mikpritës, biseda domethënëse dhe një ndjenjë e fortë lidhjeje me Gjermaninë.
Ambasadori ka theksuar se njohja e Kosovës përmes njerëzve të saj ka qenë një “gëzim absolut”. Ai gjithashtu ka vënë në dukje bukurinë natyrore të vendit, duke përmendur parkun Gërmia në Prishtinë si një shembull të bukur të ambientit që mund të përjetohet edhe afër shtëpisë.
Rainer Rudolph shprehet optimist për ditët e ardhshme dhe mundësitë e reja për të eksploruar dhe përjetuar Kosovën.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...