Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka njoftuar se në aksionin e sotëm me Policinë e Kosovës, janë ndaluar 109 të dyshuar për keqpërdorim të votave gjatë procesit të numërimit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka njoftuar se në aksionin e sotëm me Policinë e Kosovës, janë arrestuar 109 të dyshuar për keqpërdorim të votave gjatë procesit të numërimit.
“Sot, katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda, janë marrë me procese dhe kanë dalë edhe nëpër stacionet policore dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim. Pra deri në momentin që po flasim, i kemi 109 të ndaluar për vepra penale të ‘Falsifikimit të rezultateve zgjedhore’, për ‘Presion e kanosje’ dhe për ‘Dhënie e marrje të ryshfetit’”, tha kryeprokurori i PTh të Prizrenit.
Ai tha se gjatë ditës së sotme kanë fituar edhe dëshmitarë bashkëpunues.
“Kemi pasur edhe situata ku na kanë treguar se si kanë ardhur presionet, kemi pas edhe situata që na kanë treguar edhe kush ka marrë dhe nga kush ka marrë ryshfet”, deklaroi Petrit Kryeziu.
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...