Barcelona triumfoi në udhëtim duke e mposhtur Slavia Prague me rezultatin 4-2 në sfidën e shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra çeke kaloi e para në epërsi në minutën e 10-të me Vasil Kušej, por reagimi i Barcelonës ishte i shpejtë.
Fermín López barazoi në minutën e 34-të dhe më pas përmbysi rezultatin në minutën e 42-të me një goditje të bukur nga distanca (1-2).
Megjithatë, gëzimi i katalanasve zgjati pak, pasi në minutën e 44-të një autogol i pafat i Robert Leëandoëskit vendosi shifrat në 2-2 në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Barcelona u përball edhe me vendime kontroverse, pasi një gol i Frenkie de Jong u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Megjithatë, ekipi i Hansi Flick nuk u ndal. Në minutën e 63-të, Dani Olmo, i futur nga stoli pas dëmtimit të Pedrit, realizoi një supergol nga distanca për 2-3.
Goditjen përfundimtare e dha Robert Leëandoëski në minutën e 71-të, pas një aksioni të shkëlqyer kolektiv, duke shënuar për 2-4 dhe duke vulosur fitoren e Barcelonës.
Me këtë fitore Barcelona është e nënta me 13 pikë, kurse Slavia e 34-ta me tri sosh./Arbresh.info
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...