Një tjetër person u gjet i pajetë këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën në jug të Spanjës, duke e çuar numrin e viktimave në 42.
Autoritetet paralajmërojnë se bilanci nuk është ende përfundimtar, gati 48 orë pas aksidentit tragjik.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë mes rrënojave dhe ekziston mundësia që të gjenden viktima të tjera, ndërsa shumë pikëpyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me shkaqet që çuan në këtë katastrofë hekurudhore.
“Një tjetër viktimë u gjet këtë pasdite në një nga vagonët e trenit Alvia, që i përket kompanisë Renfe”, njoftuan autoritetet lokale në një deklaratë zyrtare.
Sipas mediave, hetimet janë përqendruar në dyshimet për një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht në një lidhje të dëmtuar të linjës, e cila mund të ketë luajtur rol kyç në aksident. Autoritetet kompetente po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet e sakta të ngjarjes.
Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...
“Lamtumirë shqiptar i mirë”, Edi Rama mesazh ngushëllimi për...
Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtin...
Arbnor Rifati i çon mesazh FBK-së: Superliga me 10 ekipe