Armend Zemaj nga LDK ka thënë se sektori i shëndetësisë ndodhet në nivelin më të ulët të përgjegjësisë institucionale.
Zemaj ndër të tjera ka thënë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Ai ka kërkuar hetim të plotë dhe i pavarur për të gjitha këto afera. Ndërsa ka pohuar se dorëheqjet janë veprimi me i paktë i përgjegjësve.
Ndërsa ka thënë se degradimi i ndodhur gjatë këtij mandati qeverisës po lë pasoja afatgjata, të vështira për t’u riparuar.
“Çdo ditë një skandal i ri. Çdo ditë një aferë më e rëndë se tjetra. Ndërkohë, profesionistët shëndetësorë dhe stafi janë nën presion të papranueshëm nga klikat qeverisëse, duke ju cenuar dinjitetin dhe duke krijuar mundësi për abuzuesit në emër të shëndetësisë profesionale. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Kërkohet hetim i plotë dhe i pavarur për të gjitha këto afera. Dorëheqjet janë veprimi me i paktë i përgjegjësve”, ka thënë Zemaj.
Ndërkaq ka pohuar se shëndetësia është shërbim jetik, jo mjet për abuzim për interesa personale e të parapolitikës së partisë./Arbresh.info
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...