Arianit Sllamniku është arrestuar sot në Gjilan.
Kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan, Arben Kadriu, e ka konfirmuar për Reporteri.net arrestimin e Arianit Sllamnikut.
Kadriu tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Ai shtoi se Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së.
Sllamniku dyshohet se iu ka përshkruar ilaçe në vlerë mijëra euro fëmijëve të prekur nga autizmi, me pretendimin se i shëron.
Policia në Gjilan iu ka bërë thirrje qytetarëve që kanë pranuar ‘shërbime’ apo ‘konsulta’ nga Sllamniku, që të shkojnë në polici për intervistim.
Policia tha se këtë thirrje po e bën me qëllim që të zbardhen rrethanat e rastit.
“Në kuadër të këtyre veprimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar shërbime shëndetësore apo konsulta me përdorim të ndonjë terapie apo medikamenti nga personi në fjalë dhe që konsiderojnë se janë dëmtuar në çfarëdo forme, qoftë materiale apo shëndetësore, që të paraqiten në ambientet e Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim me qëllim të zbardhjes të rrethanave të rastit”.
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës