Ish-gardiani në burgun e Prishtinës e të Lipjanit, Boban Toniq është deklaruar se është i pafajshëm për akuzat për krime lufte gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës së tij.
Toniq deklaroi pafajësinë e tij pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Atdhe Dema, teksa gjykatësi i rastit, Rrahaman Beqiri njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtjen e tij për kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës në afat prej 20 ditësh.
Toniq i njohur me nofkën “Bellko”, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 31 dhjetor 2025, akuzohet për maltretim të të burgosurve shqiptarë bashkë me kolegët e tij gardianë serb.
Aktakuza thotë se të burgosurit ishin torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, shqelma e grushte deri në alivanosje.
Sipas viktimave, nga ky maltretim ata kanë pësuar dhimbje të mëdha trupore, dhunë psikike deri në ankth e frikë dhe i kanë lënë pa ngrënë me ditë të tëra.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...