Girona ka arritur një marrëveshje verbale për transferimin në formë huazimi të portierit gjerman Marc-André ter Stegen.
Pas dritës së gjelbër të dhënë nga vetë lojtari javën e kaluar, sot është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve, ndërsa hapat formalë pritet të përmbyllen gjatë kësaj jave, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Marrëveshja parashikon një huazim deri në muajin qershor, me ter Stegen që synon të ketë minuta të rregullta loje në prag të Kampionatit Botëror 2026, i cili do të zhvillohet në qershor.
Portieri gjerman është i vendosur të luajë rregullisht për të ruajtur formën dhe për të qenë një opsion i fortë për përfaqësuesen e Gjermanisë, ndërsa Girona sheh te ai një përforcim të rëndësishëm për sezonin në vazhdim.
Ter Stegen është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, dhe ka qenë portier kryesor i skuadrës deri vitin e kaluar kur pësoi dëmtim të rëndë që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta.
Pas transferimit të Joan Garcia, ai e ka humbur vendin e titullarit dhe tani kërkon një përvoj të re./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër