Real Madridi nesër luan ndeshjen e radhës të shtatën në Ligën e Kampionëve, ku përball do ta ketë Monacon.
Për Kylian Mbappen kjo do të jetë ndeshje e veçantë pasi do të luaj ndaj ish-skuadrës së tij, shkruan Arbresh.info.
Ai së bashku me trajnerin e ri Alvaro Arbeloa, kanë dal në konferencë për media.
Sulmuesi francez u ndal të flas rreth vërshëllimave që pati në ‘Santiago Bernabeu’ ndeshjen e fundit për disa nga lojtarët madrilen.
“I kuptoj tifozët. E kam bërë edhe unë kur isha i vogël dhe i mërzitur me lojtarët. Nuk ishte e drejtë që pati fërshëllima ndaj disa lojtarëve dhe për Vinicius më shumë. Duhet të ishin për të gjithë lojtarët”, tha Mbappe.
Më tej ai u ndal të flas rreth raportit të tij me ish-trajnerin, Xabi Alonso.
“Nuk patëm probleme me të dhe nuk mund të thuhet se s’pati sukses, pasi u largua para fundit të sezonit. Për mua është trajner fantastik dhe unë kisha raporte të mira”, u shpreh francezi.
Mbappe u pyet edhe për raportet mes disa lojtarëve dhe Alonsos, ku francezi nuk hezitoi të përgjiget.
“Nuk mund të bëj budallain. Sigurisht që kanë ndodhur disa gjëra. Është një klub i madh, por ka edhe gjëra të pavërteta që janë thënë”, u përgjigj Kylian Mbappe.
Mbappe është golashënuesi më i mirë i Realit këtë sezon, gjithashtu ai prin me realizime në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.
Sulmuesi i Realit ka nëntë gola pas gjashtë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...
Eurostat: 25% e të rinjve në BE punojnë dhe studiojnë në të ...
Kobbie Mainoo vendos të qëndrojë te Manchester United
KOMF: Çdo manipulim mbi fëmijët me autizëm duhet ndëshkuar