Një zjarr në një qendër tregtare në Karaçi të Pakistanit i mori jetën gjashtë personave, përfshirë një zjarrfikës.
Zyrtarët thanë se disa pjesë të Gul Plaza, e cila strehon 1,200 dyqane dhe mbulon një sipërfaqe prej 8,000 metrash katrorë, janë shembur, duke penguar përpjekjet e shpëtimit.
Më shumë se 20 persona janë plagosur dhe disa dyshohet se janë bllokuar brenda qendrës tregtare shumëkatëshe që po digjet.
Shërbimet lokale të emergjencës thanë se kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje të shtunën, “zjarri nga kati përdhes ishte përhapur në katet e sipërme dhe pothuajse e gjithë ndërtesa ishte përfshirë tashmë nga flakët”.
Tymi ende dilte nga rrënojat e Gul Plaza të dielën në mëngjes.
Qendra tregtare, raporton BBC, ishte e mbushur me materiale të ndezshme si shkumë plastike, pëlhura, qilima dhe parfume.
Të paktën 20 zjarrfikëse po përpiqen të kontrollojnë zjarrin, por ka shqetësime se qendra tregtare mund të shembet plotësisht.
Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz, Bosnja dhe Herce...
BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Greonlandën
Roma blindon pozitën e katërt, triumfon në udhëtim tek Torin...
Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës...
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...