Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani dhe Matteo Politano kanë pësuar dëmtim në sfidën e fundit të Napolit ndaj Sassuolos.
Ekzaminimet e para kanë konfirmuar një problem muskulor si për Amir Rrahmanin ashtu edhe për Matteo Politanon, të cilët u detyruan të lënë fushën për shkak dëmtimit, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi i krahut duket se ka pësuar dëmtimin më serioz, për dallim nga kapiteni i kombëtares së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së hënë do të kryhen ekzaminimet e plota instrumentale, të cilat do të japin një pasqyrë më të qartë mbi kohën e rikuperimit për të dy futbollistët.
Ajo që dihet tashmë është se Rrahmani dhe Politano do ta humbasin sigurt ndeshjen me Copenhagen në Champions League, këtë mesjavë.
Ndërsa paraqitja e tyre në supersfidën Juventus–Napoli, të dielën e ardhshme, mbetet shumë e dyshimtë.
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur