Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike.
Kryeministri njoftoi një plan për përmirësimin e arsimit profesional, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe duke pajisur klasat me teknologji moderne.
Konviktet do të jenë dinjitoze, në shërbim të nxënësve nga zona të thella dhe familje me të ardhura të ulëta, për të garantuar respekt dhe formim profesional. Qeveria synon të rrisë kapacitetet dhe cilësinë e arsimit profesional në të gjithë vendin.
“Duhet të krijojmë kushte të shkëlqyera për arsimin profesional. Elektricistët e rinj mësojnë zanatin nga një mjeshtër që vizaton procesin në dërrasa të zeza, por tani ka ardhur koha për standarde më të larta.
Konviktet duhet të jenë hotele dinjitoze për të gjithë nxënësit që vijnë nga zona të thella dhe familje me të ardhura të ulëta, ku ata të ndihen të respektuar dhe të mbështetur, duke promovuar formimin profesional dhe respektin shoqëror.
Do t’ju ftoja të mendonit sa më parë dhe të sillnit propozime konkrete për arsimin profesional. Të gjitha shkollat kanë laboratorë, por një klasë e shkollës profesionale duhet të jetë e pajisur me teknologji moderne. Kjo do të rrisë kapacitetet dhe cilësinë e arsimit profesional.”
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...