Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është zhvilluar një operacion i gjerë kontrolli nga zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.
Sipas SHKK-së, gjatë aksionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe ambientet e jashtme, salla e sportit dhe hapësira të tjera përcjellëse.
“Në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësia speciale K9. Pas përfundimit të bastisjes nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Megjithatë, gjatë kontrollit janë larguar sende të panevojshme nga dhomat e të burgosurve dhe nga hapësirat e përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka falënderuar të burgosurit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij aksioni, i cili ka për qëllim ruajtjen e rendit, sigurisë dhe krijimin e një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.
Ushtria amerikane shkatërroi komandën e Gardës Revolucionare...
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Mbahet në Iran funerali solemn për 165 nxënësit të shkollës ...
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro