Gjykata ka vendosur të veçojë procedurën penale ndaj Xhelal Sveçles, i cili mungoi në seancë, duke njoftuar me email se gjendet jashtë vendit.
Avokati i tij, Laur Prenaj, kërkoi konsideratë nga gjykata duke argumentuar se i mbrojturi mban një detyrë me përgjegjësi të lartë si ministër në detyrë i Punëve të Brendshme dhe nuk mund të jetë gjithmonë i pranishëm për t’u përgjigjur ftesave gjyqësore.
Gjyqtari Sabit Sadikaj vendosi që procesi për të akuzuarit e tjerë të vazhdojë, ndërsa procedura për Xhelal Sveçlen të veçohet dhe të marrë numër të ri rasti.
Prokurori Valdrin Krasniqi vlerësoi se ky veprim ndihmon efikasitetin e procedimit.
Avokati i mbrojtjes, Lavdim Salihu, kundërshtoi ndarjen për shkak se shkresat dhe përshkrimi i akuzës nuk mund të konsiderohen raste të ndara, duke theksuar se ndarja e mëtejshme do të vështirësonte mbrojtjen efektive.
Avokatët e tjerë – Hasan Jashari (për Salih Zybën), Veton Robaj (për Drita Millakun) dhe Lavdrim Salihu (për Fitore Pacollin) – nuk kundërshtuan veçimin e procedurës./BetimipërDrejtësi

Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...