Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë” nga klasa VI-XII për periudhën 2022-2025.
Auditimi synon të vlerësojë nëse shkollat publike në Kosovë ofrojnë ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për nxënësit si dhe nëse institucionet përgjegjëse kanë vendosur dhe zbatojnë mekanizma efektivë për parandalimin, trajtimin, raportimin dhe monitorimin e incidenteve të dhunës në shkolla.
“Fushëveprim i këtij auditimi do të përfshijë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Inspektoratin e Arsimit si dhe Drejtoritë e Arsimit në komunat e Prishtinës, Ferizajt dhe Gjakovës. Gjithashtu, në fushëveprim mund të përfshihen edhe Policia e Kosovës dhe drejtoritë e saj rajonale, si dhe Qendrat për Punë Sociale të tri komunave që i nënshtrohen këtij auditimi”, njofton ZKA./rtk
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...