Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në seancë po paraqiten të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët janë të pranishëm së bashku me mbrojtësit e tyre ligjorë.
Gjatë vazhdimit të seancës gjyqësore për rastin “Banjska”, mbrojtja e njërit prej të akuzuarve ka vënë në pikëpyetje përmbajtjen e aktakuzës, duke kërkuar rishikimin e saj nga Prokuroria Speciale, shkruan Arbresh.info.
Avokatja mbrojtëse e të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Jovana Filipoviq, ka deklaruar se aktakuza aktuale nuk e sqaron në mënyrë të mjaftueshme përgjegjësinë individuale të secilit të akuzuar, duke theksuar se një qasje e tillë cenon parimet e një procesi të rregullt gjyqësor.
Sipas saj, aktakuza duhet të precizojë qartë veprat penale për të cilat ngarkohet secili i pandehur veçmas, e jo të trajtojë rastin në mënyrë të përgjithshme.
Poashtu, mbrojtja ka kërkuar që të zhvillohen ekspertiza shtesë lidhur me uniformën e përmendur në aktakuzë, si dhe për elemente të tjera që lidhen drejtpërdrejt me veprat penale që u vihen në barrë të akuzuarve.
Po ashtu, Filipoviq ka theksuar se i gjithë materiali fotografik në dispozicion duhet të përfshihet në procesin e ekspertizës.
Ndër kërkesat shtesë, mbrojtja ka ngritur edhe çështjen e identifikimit të armës, për të cilën prokuroria pretendon se është snajper, ndërsa sipas mbrojtjes bëhet fjalë për një armë ajrore./Arbresh.info/
Gjykata veçon procedurën ndaj Xhelal Sveçles
Pacolli-Dalipi deklarohet e pafajshme para trupit gjykues
PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për ...
Avokati i Pacolli-Dalipit kundërshton seancën pa praninë e S...
Sveçla nuk shkon në gjykatë, avokati i tij thotë se është me...
Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Ko...