Një 55-vjeçar taksist është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij mëngjesin e sotëm në rrugën “Hajdar Shala” në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i ndjeri ishte duke qëndruar në pritje, me automjetin e tij të parkuar për një vendparkim të rezervuar për taksi.
Sipas Bytyqit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit.
Ndërsa, rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.
“Më 15.01.2026, natën rreth orës 01:20, policia është njoftuar për një rast se në automjetin e tij gjendet një person pa shenja jete. Sipas informatave fillestare, në rrugën “Hajdar Shala”, në Prizren, një person mashkull, rreth 55-vjeçar (A.S.), banor i Prizrenit, me profesion taksist, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij. I ndjeri ishte duke qëndruar në pritje, me automjetin e parkuar në një vendparkim të rezervuar për TAXI. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë. Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të hetohet si “Hetim i vdekjes” , në bashkërendim me Prokurorinë”, tha Bytyqi.
IKSHPK: Monitorimi vazhdon, probleme me ujin në disa zona në...
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club
Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime
Ambasadori italian, homazhe në Reçak: Angazhimi për drejtësi...