Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se nga ora 15:00, Njësia B1 është rikthyer në operim dhe aktualisht po funksionon në mënyrë të qëndrueshme, në përputhje me të gjitha parametrat teknikë dhe të sigurisë.
Sipas KEK-ut, me rikthimin e Njësisë B1, korporata tani po operon me katër njësi prodhuese, çka nënkupton kapacitet të plotë të prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe stabilitet të sistemit elektroenergjetik në vend.
Ndalesa e përkohshme e Njësisë B1, thuhet në njoftim, kishte ardhur si pasojë e rrjedhjeve të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës. Problemi është adresuar përmes ndërhyrjeve teknike profesionale dhe sanimeve të planifikuara, pa rrezikuar sigurinë apo integritetin e njësisë.
Në të njëjtën kohë, KEK ka sqaruar opinionin publik se përgjegjësitë në sektorin energjetik janë të ndara me ligj. Korporata thekson se që nga viti 2013, ajo është përgjegjëse vetëm për eksploatimin e thëngjillit dhe prodhimin e energjisë elektrike dhe termike, ndërsa furnizimi i konsumatorëve të rregulluar me energji elektrike nuk është kompetencë e KEK-ut, por e kompanisë përkatëse të furnizimit.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...