Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim Ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, znj. Karin Anna Maandi.
Ministrja Gërvalla e uroi Ambasadoren Maandi për fillimin e mandatit të saj, duke shprehur bindjen se angazhimi i saj në Kosovë do të kontribuojë në forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Estonisë.
Gjatë takimit, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës, duke e vlerësuar Estoninë si shtet mik dhe aleat të rëndësishëm, veçanërisht në proceset e integrimit evropian, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Ajo theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin dypalësh, përfshirë koordinimin e ngushtë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Gërvalla po ashtu theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe transformimin digjital dhe sigurinë kibernetike, fusha këto në të cilat Estonia ka përvojë dhe ekspertizë të avancuar./Arbresh.info
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman