Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim.
Sipas njoftimit të KQZ-së, nga fillimi i këtij procesi, të martën më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri të mërkurën më 14 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar gjithsej 64 nga 914 vendvotime. Këto vendvotime u përkasin komunave të ndryshme, përfshirë: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (6), Gjilan (13) dhe Dragash (25).
KQZ ka njoftuar se rezultatet e rinumërimit do të publikohen në platformën zyrtare për rezultate zgjedhore, në adresën https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në seksionin QNR > Rinumërim, menjëherë pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.
Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100 për qind e vendvotimeve, konkretisht në: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug. Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen nga 10 për qind e vendvotimeve, përfshirë Deçanin, Gjakovën, Gllogocin, Gjilanin, Prishtinën, Pejën, Podujevën, Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, si dhe komuna të tjera.
Vendimi për rinumërimin e një numri kaq të madh të vendvotimeve është marrë pas dyshimeve për mospërputhje të votave ndërmjet kandidatëve për deputetë të subjekteve të ndryshme politike. Sipas KQZ-së, vendvotimet që do t’i nënshtrohen rinumërimit përbëjnë rreth 36 për qind të totalit në nivel vendi.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman