Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50% e konsumit në Kosovë është mbuluar përmes importit.
Ata kanë thënë se aktualisht po përballen me rritje të sasisë të lartë të energjisë elektrike të importuar dhe me çmime të larta të blerjes në treg, çka, sipas tyre, krijon presion shtesë në mbulimin e kërkesës dhe në menaxhimin e kostove të furnizimit.
“Kjo varësi nga importi shoqërohet me kosto të larta, veçanërisht në një periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe kërkesa në treg është e rritur”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos në orët e pikut, në mënyrë që të ulet nevoja për import dhe kostot që lidhen me të.
“Kursimi i energjisë është në interes të përbashkët dhe ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit. KESCO do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm për konsumatorët”, thotë KESCO.
Pamje nga momenti kur Altin Ndoci dërgohet drejt spitalit pa...
Rusia dënon kërcënimet e SHBA ndaj Iranit
Mbi 300 kërkesa për kompensim të dëmeve nga vërshimet në Kom...
Mbyllet ura në segmentin e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajko...
Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi
Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një vikti...